Tritan Shehu: Gati të futemi në zgjedhje nëse…

I ftuar këtë të enjte në studion e “Top Talk” ishte Tritan Shehu, i cili foli për vendimin më të fundit të PD për të mos marrë pjesë në zgjedhje pa u garantuar më parë se ato do të jenë të lira e të ndershme. Gjithashtu një tjetër temë e prekur është vendimin i parlamentit holandez për rikthimin e vizave.

PD në mbledhjen e përbashkët mes kryesisë dhe grupit parlamentar ka dalë me vendimin që të mos regjistrohet në zgjedhjet e 30 qershorit pa u plotësuar më parë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, e të kundërshtojnë çdo zgjedhje fasadë.


Këto qëndrime, Tritan Shehu i cilëson si të anoncuara që kohë më parë, një vendim që vjen si rrjedhojë e djegieve të mandateve deri në garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Ky ishte një vendim i anoncuar. Në momentin që PD vendosi lënien e mandateve të deputetëve për të arritur një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, që nga ai moment nuk mund të pranosh proces tjetër zgjedhor pa u krijuar terreni i plotë i sigurisë për zgjedhje të lira e të ndershme”, u shpreh Shehu.

Më tej ai thekson se edhe OSBE do e thotë qartësisht se zgjedhje pa opozitën nuk ka

“Jam i bindur se edhe OSBE do e thotë qartësisht se zgjedhje pa opozitën nuk ka. Zgjedhje në një vend demokratike, pa të gjithë opozitën nuk mund të bëhen sepse janë zgjedhje të deformuara dhe një produkt i deformuar është i rrezikshëm për stabilitetin e vendit në tërësi”, tha ai, duke evidentuar zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme si zgjidhje e ngërçit.

Tritan Shehu e cilëson si antikushtetuese zëvendësimin e deputetëve të opozitës. “Ata që janë në parlament janë në mënyrë anti-kushtetuese, sepse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese të 1993 për sistemin proporcional se nuk mund të marrin mandatin e deputetit nga listat pa miratimin e forcës politike”, theksoi Shehu.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.