Salianji përplaset me deputetin e LSI-së: U futët në parlament për ca lekë më shumë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është përplasur në emisionin “Open” me deputetin e ri të LSI-së, Ralf Gjoni.

Ndërkohë që Gjoni po fliste për çështjen e vendimit të Holandës për kthimin e vizave tregoi edhe për përvojën e tij në Britaninë e Madhe, ku siç tha ai kishte punuar si përkthyes për policinë “për ca lekë më shumë”.

Menjëherë ka replikuar Salianji, i cili i ka thënë se edhe tani ju keni zgjedhur të futeni në Parlament për “ca lekë më shumë”. Gjoni i është kthyer, duke e ftuar që të mos bënin replika personale.









Comments are closed.