PD merr vendimin, Basha: Futemi në zgjedhje me këto kushte!

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha deklaroi se do të futen në zgjedhje nëse garantohen kushtet.

Ai hodhi në sërë akuzash në drejtim të qeverisë, ku theksoi edhe njëherë se nëse largohet kryeministri Edi Rama do të nisë dialogun me PS-në.


“Çdo shqiptar e ka kuptuar që kjo qeveri ka rënë. Largimi i Ramës është kushti për nisjen e dialogut me Partinë Socialiste. Në ditët në vazhdim do të paraqesim propozimet tona për qeverinë tranzitore”, deklaroi Basha.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar në mënyrë unanime propozimet e kryetarit Lulzim Basha dhe Kryesisë së PD për zgjedhjet.

Vendimet

Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.
Partia Demokratike e Shqipërisë të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.