“Mos më përmend mua familjen o fundërrinë politike”, Ralf Gjoni i përvishet Salianjit

 

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes ish-deputetit demokrat Ervin Salianji dhe deputetit të LSI-së, Ralf Gjoni në “Open”.

Deputeti Ralf Gjoni ia ka kthyer me të njëjtën monedhë, ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i cili tha se mirë ia kanë bërë që e kanë sulmuar me bojë.

Deputeti Gjoni iu përgjigj duke i thënë se duhet të ketë turp pasi ai është rast kriminal.

Gjoni: Mos guxo më të përmendësh. Më kanë zënë pritë aty ku del nusja dhe vajza ime. Ky fundërrinë përmend si argument politik një rast të tillë. Populli nuk për t’i besuar këtyre lloj.

Salianji: Mos ma trash zërin mua. U futët në parlament për një rrogë më shumë.

Gjoni: Ta trash zërin ty dhe drejtuesit tënd, kur vjen puna te familja nuk toleroj.









Comments are closed.