“Më priti në shtëpi, kërcënohet qytetarja”, Kryemadhi: Mu dhimbs familja, mu dhimbs vetja ime!

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se policët që ruajnë rendin në protesta nuk u jepet ujë, por gjithashtu nuk lejohet të marrin ujë edhe nga qytetarët, sepse në të kundërt hiqen nga puna.

Veç kësaj, Kryemadhi tregoi rastin e një familje që ishte kërcënuar vetëm pse ajo i kishte shkuar në shtëpi.

“Një njeri që ka fëmijë me 300 mijë lekë rrogë dhe nëse e humb atë rrogë me çfarë do ta ushqejë. Do ju them një rast dje. Kam shkuar në një vizitë që ka ardhur nga Elbasani me qira për shkak të vajzës së saj që e ka studente në juridik.

Kanë humbur shtëpinë pronat, dhe kanë marrë një ambient me qira në një ambient të palegalizuar. Kam shkuar sepse kanë qenë suportuesit e mi në Elbasan.

E morën në telefon dhe doli të marsha të keqen e sigurimit të shtetit, sepse ai e bënte në 2 të natës dhe nuk e merrte vesh njëri.

Mu dhimbs familja, mu dhimbs vetja ime, por më shumë mu dhimbs ajo grua që e kishin kërcënuar. Çdo Monika Kryemadhi në shtëpinë tënde dhe ne të dy katet nuk do t’i legalizojmë. Deri këtu ka ardhur”, deklaroi Kryemadhi.









Comments are closed.