“Luftë në Shqipëri”? Paralajmërimi i fortë i Berishës: Përplasje civile më 30 qershor

Zgjidhja për krizën politike që ka përfshirë vendin duket e largët. Madje, situata mund të shkojë drejt acarimit të mëtejshëm. I ftuar në “ABC News” ish-kryeministri Sali Berisha thotë se vendi po shkon drejt një përplasje civile.

I pyetur nëse do të ketë përplasje civile në zgjedhjet e 30 qershorit, Berisha tha se kjo është e sigurt.


“Vendi po shkon drejt një përplasje të sigurt. Se çfarë do të jetë të shohim. Vota e lirë, është vota e lirë. Që kur kombet kanë sakrifikuar për këtë, është e vlefshme. Fasadë nuk mund të jemi. Opozita e ka këtë betejë me çdo çmim për të rikthyer votën e lirë.

Pasojat e regjimit të Edi Ramës janë identike me pasojat e epidemive dhe kolerës në Haiti. A e dini që Shqipëria renditet e katërta në botë për numrin e njerëzve që duna të largohen. Shqipëria nuk ka as ebola dhe as epidemi. 400 mijë shqiptarët e larguar në 4 vite”, u shpreh ai.

Berisha tha se duhet të ikë me çdo kusht Edi Rama për të realizuar zgjedhje të lira.

“Sipas një informacioni të SHISH, 125 komisarë dhe nënkomisarë u morën me parcelat e kanabisit. Duhet të ikë me çdo kusht Edi Rama, duhet të ikë me çdo kusht infrastruktura kriminale dhe të zhvillohen zgjedhjet në qoftë se shqiptarët duan të votojnë lirisht”, shtoi ai.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.