Ish-pornostarja publikon foto para dhe pas dietës

Humbi 36 kilogramë në më pak se dy vjet dhe Jenna Jameson, një ish-yll i njohur i pornografisë amerikane, është e interesuar t’ua tregojë të gjithëve: “E kuptoj se sa e rëndësishme është të tregosh trupin e vërtetë të grave si një fakt normal”, shkruan në Instagram mbretëresha seksi e pornografisë, duke postuar disa foto para dhe pas dietës së saj të ashpër.

Jenna ka dokumentuar në mediat sociale “udhëtimin drejt humbjes së peshës”, pas lindjes së vajzës së dytë Batel, në prill 2017: “Nuk është vetëm një tregim i faktit estetik për të qenë e dobët, por duke demonstruar punë të vështirë dhe vëmendje për shëndetin tim të brendshëm”.

Jameson thotë se kaloi një vit të tmerrshëm, pas lindjes së dytë, me një rritje të peshës që mund të rrezikonte diabetin.







Comments are closed.