Berisha flet për 21 Janarin: Garda zbatoi ligjin! Trim nuk jam, por frikë s’kam!

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk u frikësohet organeve të reja të drejtësisë pasi, ai ka zbatuar vetëm ligjin.

Më tej lideri demokrat është shprehur se edhe në rastin e 21 janarit, garda ka zbatuar ligjin.





Intervista

Mirela Milori: Gjithë kundërshtarët tuaj thonë se doni t’i shpëtoni SPAK?

Sali Berisha: Unë e hoqa mandatin.

Mirela Milori: Me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë ju do dilni përpara drejtësisë së re?

Sali Berisha: Kur ishin në Parlament thonin se kanë imunitetin, ne e dorëzuam mandatin. Nuk kam dhe nuk do të kem asnjë lidhje me to. Kam zbatuar ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Një mal me shpifje dhe trillime ke dëgjuar gjatë 27 vjetëve. Por nuk ka kush një fakt më të vogël se është shkel qoftë dhe një herë të vetme ligji.

Mirela Milori: Pa dashur që ta çoj në ekstrem por akuzoheni për 21 Janarin?

Sali Berisha: Për çfarë?

Mirela Milori: Për 4 të vrarët në Bulevard.

Sali Berisha: Po kush i solli aty? Unë i solla? A i solli Edi Rama? Kush ishte komandat i grupit të zjarrit? Ka qenë ai që sot është kryetar i PS-së për Matin.

Mirela Milori: Një njeri duhet të marrë urdhër që të veprojë?

Sali Berisha: Jo këtu është gabimi. Garda nuk merr urdhër. Ky është i gjithë problemi. Garda nuk merr urdhër. Garda me ligjin që ka bërë qeveria e PS-së, por them se mund të jetë edhe i vendeve të tjera, garda nuk merr urdhër, nuk qëllon me urdhër. Grada funksionon në këtë formë. Po i gjuajte të gjuan një herë, po vazhdove ta gjuash me objektet të forta të gjuan tek këmbët. Po vazhdove ta gjuash të eliminon.

Mirela Milori: Ju thanë se nuk ka fakte dhe nuk ka asgjë gjatë karrierës suaj, por nga çfarë ka frikë Sali Berisha?

Sali Berisha: Tani të them një gjë. Por jo tani por gjithmonë i thosha vetes, kam pas një moto “trim nuk jam, por frikë nuk kam”.   Çfarë dua të them me këtë? Se unë nuk doja t’u rrihja gjoksin të tjerëve, por nga ana tjetër ka gabuar çdo njeri mbi tokë që ka menduar të më trembë mua. Nuk trembem, absolutisht. /Abcnews





Comments are closed.