40 mln lekë për legalizimin e banesës, arrestohen mashtruesit në Tiranë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për veprën penale ‘Mashtrim’ të ushtruar ndaj një gruaje.

Sipas policisë shtetasit e arrestuar janë B. P., 36 vjeç, lindur në Tiranë dhe O. S., 31 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Mashtrimi”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.