Tensione te “Bregu i Lumit”, PD nxjerr pamjet: Policia po dhunon banorët (Video)

Sërish përplasje mes banorëve dhe policisë në zonën e Bregut të Lumit. Mësohet se mëngjesin e sotëm, fadromat dhe efektivë policie mbërritën në zonë për të vijuar aksionin e prishjes së banesave në kuadër të projektit për ndërtimin e Bulevardit të Ri, por kanë hasur në kundërshtimin e banorëve.

Në një video të publikuar nga Partia Demokratike shihen teksa përplasen banorët me policinë. Sipas PD-së, banorëve u kanë sekuestruar disa celularë me të cilët banorët kanë filmuar ngjarjen, shton PD.

Ata shprehen se forcat policore janë më të shumta se herën e kaluar, kur policia përdori gaz lotsjellës për të nxjerrë nga shtëpitë banorët që kundërshtojnë prishjen e shtëpive.





Banorët e Bregut të Lumit kundërshtojnë prishjen e banesave, duke kërkuar dëmshpërblim për to.

Janë 38 banesa që do të prishen. Për familjet, Bashkia ka afruar strehim social, pasi ndërtesat janë skualifikuar nga procesi i legalizimeve.





Comments are closed.