Rikthimi i vizave nga Holanda/ Braçe – shqiptarëve: Lul Basha ju shpalli luftë!

Vendimin e Parlamentit të Holandës për të privuar qytetarët e Shqipërisë që të lëvizin të lirë siç e përcaktojnë rregullat e zonës Schengen, duke rikthyer regjimin e vizave, mazhoranca e majtë e sheh si pjesë të luftës për pushtet të Lulzim Bashës.

Në disa dalje publike të emrave të rëndësishëm në PS, theksohet se kreu i PD ka lobuar te partitë e ekstremit të djathtë për të marrë këtë vendim.





Edhe zv/kryeministri Erion Braçe është i të njëjtit mendim, teksa në Instagram i dërgon një mesazh të fortë shqiptarëve duke thënë se Lulzim Basha i ka shpallur luftë popullit të tij.

Braçe  thitë se nuk ka betejë të Holandës kundër Shqipërisë, po të Bashës ndaj vendit të tij.

Ndër të tjera zv/kryeministri thekson se krimi shqiptar në Holandë është tejet i ulët, dhe ky nuk është argument për të marrë një vendim të tillë.

Postimi i Erion Braçes:

“NUK KA BETEJE TE HOLLANDES KUNDER SHQIPTAREVE!

KA BETEJE TE LULZIM BASHES KUNDER SHQIPTAREVE!

Pas qëndrimit dje te Qeverise se Holandës,

Pas qëndrimit sot te Delegacionit te KE ne Tirane,

Pas qëndrimit sot te Komisionit Evropian,

#TeGjithe bashke:

#NUKRIKTHEHENVIZAT PER SHQIPTARET;

Dëshmon ne mënyre te qarte se:

KA NJE BETEJE KRIMINALE TE LULZIM BASHES KUNDER SHQIPTAREVE!

Kërcënimet e sotme te Lulzim Bashes dhe gojëtareve te tij se,

do te kete te tjerë parlamente qe do marrin te njëjtin vendim,

dëshmojnë se ecejaket e Lulzim Bashes neper zyrat politike te partive te ekstremit te djathte e deri raciste, janë #Beteja e tij e përditshme kundër shqiptareve. I dëshpëruar per mbështetësit qe pakësohen duke i lene rretherrotull vec nje grusht keqbërësish te dhunshëm;

I tmerruar qe qytetaria masive e Tiranes dhe cdo qyteti tjeter te madh apo te vogel nuk e mbështet, nuk e ndjek por e përçmon;

Lulzim Basha mendon se do i marre me vete duke ju hequr te drejta apo cenuar ne ekonominë e tyre,

bere te pakënaqur duke ju treguar me dore qeverinë!

Me kriminal se kaq nuk mund te kete!

As qe e diskutoj qe qeveria ka problemet e saja ne administrim e shërbim ndaj qytetareve;

Me to po merremi dhe forte madje,

duke pastruar dhe modernizuar,

#SHERBYER!

Por,

ne këtë rast është Lulzim Basha,

vetem dhe kriminal kunder shqiptareve!

Askush tjeter!

Ministri i Brendshëm i Holandës, Kajsa Ollongren, i shpjegoi Parlamentit dje se,

nëse në vitin 2016 ishin 710 shqiptarë të dyshuar për vepra penale, në 2017-n numri i të dyshuarve zbriti në 499 dhe pësoi një ulje të mëtejshme vitin e shkuar, me 476;

Numri i shqiptarëve të dyshuar për kryerjen e krimeve në Holandë është i papërfillshëm, me më pak se 0,2% të totalit të krimeve të regjistruara përgjatë një viti.

Në krahasim, nëse në 2018-n kishte 476 shqiptarë të dyshuar, midis pakicave të tjera kombëtare ishin 10 520 polakë të dyshuar, pothuajse 4 mijë rumunë, 3 300 algjerianë, 3 500 belgë, mbi 3 mijë bullgarë, e shifra më të madhe kriminaliteti se shqiptarët kanë edhe algjerianët, marokenët, spanjollët, rusët, somalezët, portugezët, shtetasit e vendeve baltike, gjeorgjianë, etj.

E kuptoni?

Lulzim Basha ju ka shpallur lufte!”-shkruan Braçe.





Comments are closed.