Grabitja në Rinas/ Policia ka në dorë provën që fundos grupin e Admir Murataj

Familja e Admir Murataj vijon të mbetet nën survej9imin e policisë, pasi shihet si një “aset” që mund të çoj në zbulimin e grabitësve që bashkëpunuan me 47-vjeçarin për të marrë në Rinas 10 milionë euro nga avioni i “Austrian Airlines”.

Prokurorët kanë nisur të marrin në pyetje secilin prej familjarëve të Murataj dhe e kanë nisur me bashkëshorten e tij Albana Alimemeti.


Ajo u thirr e para nga grupi i hetuesve, por sipas RTV ORA nuk ka dhënë asnjë detaj që mund të çojë përpara hetimet. Alimehmeti ka sqaruar oficerët se kishte kohë që nuk takohej me Admirin dhe nuk kishte asnjë informacion për shoqërinë e tij.

Por prova më e rëndësishme në duart e Policisë së Shtetit tashmë duket se janë bërë disa gjurmë gishtash që janë gjetur së fundmi në një prej furgonëve që u tentuan të digjen nga grabitësit.

Këto gjurmë janë dërguar për ekspertim dhe ende nuk mund të sqarohet nëse janë të Admir Muratajt apo edhe të bashkëpunëtorëve të tij në grabitjen e 9 prillit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.