Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Skandali në Golem, peshkarexha gërryen detin rreth 100 metra larg bregut (Video)

Skandali në Golem, peshkarexha gërryen detin rreth 100 metra larg

Pak muaj më parë, emisioni "Top Story" i kushtoi një dokumentar të veçantë abuzimit nënujorë të viteve të fundit, nëpërmjet peshkimit të paligjshëm. Emisioni pasqyroi sesi peshkarexha të mëdha gërryenin fundin e detit për të zhdukur çdo gjallesë, vetëm pak metra larg bregut.

Asokohe disa institucione u vunë në lëvizje për të frenuar këtë barbari, por duket se situata mbetet përsëri e njëjtë. Në këtë të video të siguruar nga Gazeta Shqip, shihet se aktiviteti i paligjshëm i peshkarexhave vijon pa u shqetësuar nga institucionet shqiptare. Në pamjet e filmuara me dron, shihet sesi një peshkarexhe gërryen detin rreth 100 metra larg bregu.

Pamjet tregojnë një kolonë të gjatë llumi që ngrihet pas kësaj varke me kilometra të tëra përgjatë bregut. Kjo masakër mjedisore është e ndaluar, pasi peshimi me peshkarexha lejohet vetëm 3 milje larg nga bregu.

https://youtu.be/XRouIafc75U

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore