“Spiuni” Assange me kanatiere luan me skateboard në ambasadën e Ekuadorit

Julian Assange ishte filmuar teksa luante me skateboard brenda mureve të ambasadës ekuadoriane në Londër.

Pamjet në fjalë janë kapur nga kamerat e sigurisë CCTV. Ato tregojnë themeluesin e WikiLeaks mbi skateboard brenda ndërtesës diplomatike në Knightsbridge, në perëndim të Londrës.



Ai shihet i veshur me një palë pantallona të shkurtra dhe një kanatiere sportive. Pamjet vijnë pasi një firmë sigurie zbuloi se Assange spiunonte zyrtarët gjatë qëndrimit të tij shtatë vjeçar brenda ambasadës.

Pajisjet e regjistrimit audio u gjetën në zonën ku jetonte nga 2012 deri kur u arrestua të enjten e kaluar.





Comments are closed.