Sarandë/ Dërgohet i pajetë në spital 32-vjeçari, dyshohet se vdiq nga overdoza

Një i ri nga Saranda mbrëmjen e djeshme është dërguar pa shenja jete në spital.

32-vjeçarari Sokol Ibrahimi është dërguar në spital nga familjarët rreth orës 23:30, pasi ishte gjetur pa ndjenja në banesën e tij.

Mjeket janë përpjekur ta risjellin në jetë por ka qenë e pamundur.

Paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen e tij është bërë overdoza. Ndërkohë, policia e njoftuar për ngjarjen nga bluzat e bardha ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 32-vjeçarit.





Comments are closed.