“Porsche” ngjyrë ari “verbon” shoferët e tjerë – policia s’lë miliarderin të qarkullojë

Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Gjermani.

Tabloidet e njohura raportojnë se një 31-vjeçar nga Hamburgu është detyruar të mos nxjerr në rrugën “Porsche-n” e tij luksoz, pasi shkëlqente më shumë seç duhet.





“Porsche” me ngjyrë ari dhe shkëlqim rrezatuese duket se sipas policisë përbënte problem për përdoruesit e tjerë të rrugës. Ndaj policia e urdhëroi miliarderin që të modifikojë automjetin duke i hequr fletët metalike.

Por duket se ai nuk iu përgjigj paralajmërimit të parë dhe pas kësaj u ndalua sërish dhe policia i mori çelësat, dokumentet dhe targat.

Shoferi u gjobit dhe kushti për të dalë në rrugë sërish është të heqë fletët metalike ose të ndërrojë automjetin.





Comments are closed.