“Myslimani është ushtar i Allahut”/ Ja si i stërviste fëmijët për ISIS, ish-komandoja shqiptar (Video)

 

Policia vuri në pranga ditën e sotme një sh-komando të ushtrisë, i cili akuzohet për prirje radikale dhe nxitjen e urrejtjes me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

Erzen Uka ka shërbyer si komando në Irak dhe Afganistan në vitin 2011 dhe konsiderohet nga policia si person me rrezikshmëri të lartë. Policia deklaroi se ai mbahej nën survejim që prej vitit 2007.

Video ka mesazhin “Myslimani është ushtar i Allahut dhe si i tillë duhet të përgatitet”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe departamenti i anti-terrorit thonë se ish-komando ka bërë publike në Facebook edhe flamujt e ISIS në vijim të përpjekjeve të tij për të bërë propagandë për organizatën terroriste.

29-vjeçari është me origjinë nga Kruja, i divorcuar dhe i proceduar me parë për dhunë në familje. Pas divorcit kujdestarinë e dy fëmijëve e fitoi ish-bashkëshortja, por vendimi i gjykatës nuk u zbatua.

Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.

 





Comments are closed.