Ish-kryeministri zbulon se kush e hoqi yllin “komunist” nga flamuri

Në prill të vitit 1992, vetëm 2 vite pas rënies së diktaturës komuniste, u propozua edhe heqja nga Flamuri Kombëtar e yllit komunist.

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi ka zbuluar se ka qenë pikërisht ai që bëri propozimin në fjalë.

Me anë të një postimi në Facebook, Meksi ka sjellë në kujtesë momentin, duke thënë se firmosi i pari për heqjen e yllit.

POSTIMI I MEKSIT:

“Meqenëse u përmend këtu si u hoq ylli nga Flamuri Kombëtar në fillim tè prillit 1992…po e tregoj si dëshmitar i atij akti.

Isha unë që bëra propozimin me gojë nga vendi….!

Nga krahu i majtè i sallës dikush foli qe duhet me shkrim propozimi dhe unë shkruajta me nxitim…siç dhe shihet…dhe nxitova t’ia dorëzoja Kryetarit Z. Arbnori…!

Por prapë i njëjti zë tha se duhen 25 firma u ktheva tek bankat dhe shumé nga deputetet u afruan dhe firmosen, e dorëzova dhe u miratua…..!





Comments are closed.