Hakmarrja e Morenos, Ekuadori e dëboi Assange nga ambasada për këtë foto

Vazhdon ende debati mbi arrestimin e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Pas akuzave për aktivitet spiunazhi në ambientet e ambasadës nga qeveria ekuadoriane, në mediat ndërkombëtare është përhapur lajmi se shkaku i vërtetë i nxjerrjes në “rrugë të madhe” i Assange është bërë një foto.



Qeveria e Ekuadorit ka vendosur ta dëbojë atë pasi themeluesi i Wikileaks disa vite më parë kishte publikuar një foto të presidentit aktual Lenin Moreno, i cili është angazhuar në një fushatë sulmesh ndaj Assange.

Moreno në foto shfaqet në një dhomë hoteli luksoz dhe përpara tij shihet një vakt i bollshëm me karavidhe.
Fotoja shkaktoi shumë debate në Ekuador, ku Moreno u akuzua se bën jetë luksoze, ndërsa ndaj popullit anë marrë masa të ashpra.

Fotografia ishte pjesë e një serie të dokumenteve që dëmtuan reputacionin e presidentit, ndërsa ky i fundit akuzon Wikileaks për rrjedhjen e këtyre imazheve dhe është hakmarrë ndaj Assange duke e përzënë atë nga ambasada në Londër.





Comments are closed.