“Fati” i Skënderbeut, Takaj drejt Lozanës por gjyqi me UEFA-n ka surpriza

Na ndajnë vetëm 24 orë nga seanca seanca dëgjimore në KAS për gjyqin mes Skënderbeut dhe UEFA-s dhe Presidenti i korçarëve, Ardjan Takaj është nisur që mbrëmë drejt Zvicrës.

Destinacioni do të jetë Lozana, me shpresën për të fituar betejën e argumenteve me UEFA-n lidhur me trupimin ose jo të ndeshjeve dhe “Panorama Sport” raporton se Takaj është përballur me surprizat e para.

Kështu, mësohet se trajnerët që ishin zgjedhur për ekspertizën e ndeshjeve dhe golave, për të cilët dyshohen korçarët që kanë trukuar, janë tërhequr, pasi nuk duan të dëshmojnë.

Por jo vetëm kaq, pasi edhe shefi i Sektorit të Integritetit dhe Çështjeve Disiplinore të UEFA-s, Emilio Garsia, nuk është më në UEFA, por ka kaluar në FIFA.

Në këtë proces gjyqësor nuk diskutohet më nëse Skënderbeu ka trukuar apo jo ndeshje, por diskutohet a janë respektuar të gjitha procedurat e një procesi gjyqësor.

Sipas medias në fjalës, avokatët e Skënderbeut do të mbështeten mbi dy pika: së pari, meqë Skënderbeu është shpallur fajtor, kush e ka kryer krimin? E dyta: kush i ka përfituar të ardhurat nga bastet? Deri tani kjo nuk është saktësuar nga trupi gjykues i UEFA-s.

Do të jetë shumë e vështirë, por nëse Skënderbeu ia del të rrëzojë UEFA-n, do të kërkojë dëmshpërblim të majmë, sepse i është mohuar e drejta për të marrë pjesë në Champions dhe e dyta sepse është përdorur si shembull në shumë seminare kundër trukimeve, ndërkohë që ka qenë në proces gjyqësor me UEFA-n. Shanset janë të pakta, por shpresat mbeten.





Comments are closed.