Avokati kapet me kokainë në dhomën e hotelit

 

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një avokat, i cili akuzohet për trafikimin të kokainës.

Sipas mediave të shtetit fqinj, avokati i arrestuar është Francesco Bizzarri, 51-vjeç, i cili ishte në qendër të një hetimi të koordinuar nga prokuroria, që zgjati më shumë se dy vjet.

Gjatë muajve hetuesit kanë monitoruar lëvizjet e avokatit. Në kryeqytet avokati Bizzarri merrte në dhomat e hoteleve mysafirë të ndryshëm, me të cilët konsumonte sasi të mëdha të kokainës.

Raportohet se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza të bollshme të lëndës narkotike, që 51-vjeçari i kishte siguruar nga disa tunizianë.

Policia bën me dije se vlera e drogës është shumë e lartë, saqë përjashtohet mundësia se përdorej vetëm nga avokati.

Akuzat që rëndojnë mbi avokatin janë “Posedimi i lëndës narkotike”, “Vjedhje dhe krime ndaj personit”.





Comments are closed.