Ushtria “pushton” Rinasin, forca në çdo cep të aeroportit (FOTO)

Pavarësisht debateve mes palëve politike nëse duhet lejuar ose jo ushtria në aeroportin e Rinasit, forcat ushtarake janë vendosur atje që prej mbrëmjes së djeshme.

Në disa foto të publikuara shihet ushtria e vendosur në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”.





Efektivë të Policisë Ushtarake bëjnë patrullimin e perimetrit të sigurisë së aeroportit, në territorin e të cilit ndodhet edhe pista që përdoret për fluturime ushtarake nga Forcat e Armatosura dhe vendet anëtare të NATO.

Ndërsa, efektivë të Batalionit të Forcave Speciale qëndrojnë në gatishmëri brenda Komandës së Forcës Ajrore.

Ditën e sotme, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zbarkuar në aeroport për të shpjeguar arsyet e vendosjes së ushtrisë.

Ajo theksoi se ushtria do të mbrojë perimetrin e sigurisë së aeroportit, duke shtuar se nuk ka të bëjë aspak me cenimin e sigurisë kombëtare.





Comments are closed.