Siguria e aeroportit të rinasit dhe mosveprimi I institucioneve të sigurisë!

Nga Luan Rama

Nga Luan Rama

Menjëherë pas sulmit të një grupi të armatosur kriminal në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, do të duhej të kishte nisur çështja penale edhe ndaj të gjithë anëtarëve të Komitet Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, i cili është i ngarkuar edhe për sigurinë e Aeroportit Nënë Tereza, pa asnjë përjashtim, duke nisur me kryetarin e tij që është Drejtori i Autoritetit Civil dhe nënkryetarin që është  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe me rradhë të gjithë anëtarët e tij; Drejtorin e Doganave, Drejtorin e Kufirit, Komandantin e Forcave Ajrore, Drejtorin e Emergjencave Civile, Drejtorin  ANTA-s dhe shumë e shumë zyrtarë të tjerë të lartë.

Menjëherë pas ngjarjes do të duhej të ishin sekuestruar të gjitha aktet nënligjore, urdhërat dhe udhëzimet, manualet dhe instruksionet e shërbimit të të gjitha institucioneve, që prej Këshillit të Sigurisë Kombëtare e deri tek komisariati i policisë në aeroport e me rradhë gjithë praktika e komunikimit mes institucioneve, aktkontrollet, detyrat e lëna e dinamika e ndjekjes së tyre!

Dhe do të duhej që po prej dje, jo prej mbrëmë, po prej dje në drekë menjëherë pas ngjarjes, të ishin ndaluar të gjithë drejtuesit e institucioneve përgjegjëse anëtarë të Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, pa pritur që Presidenti i Republikës t’i ofronte sot zyrtarisht prokurorisë praktikën e mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare!

Të gjitha këto do të duhej të ishin bërë që dje në drekë, menjëherë pas sulmit të armatosur të një bande kriminelësh në pistën e aeroportit të Tiranës, po të kishte Prokurori!

Nëse do të kishte Prokurori!

… dhe nëse do të kishte qeveri…

Qeveria duhej të ishte mbledhur dje menjëherë pas ngjarjes së rëndë në një mbledhje të jashtëzakonshme dhe të analizonte në detaje veprimet dhe mosveprimet e saj e të të gjitha institucioneve të varësisë!

Të analizonte çdo detaj e në shenjë përgjegjësie e reflektimi të jepte dorëheqjen!

Jo vetëm Kryeministri, por e gjithë qeveria të jepte dorëheqjen!

Sepse kështu do të vepronte çdo qeveri e çdo kryeministër në çdo vend demokratike!

Sepse është sfiduar, është mundur e turpëruar në sektorin ku do të duhej që siguria të ishte garantuar në cilësinë më të lartë, siç e kërkojnë standardet e sigurisë së lartë të vendeve anëtare të NATO-s.

Mirëpo në Shqipëri nuk ka qeveri; ka banda që grabisin në aeroport, por ka edhe banda që përfaqësohen në qeveri!





Comments are closed.