Shpërthen gazetarja: Në veri kanë turp të flasin për seksin!

Gazetarja Erjona Rusi ishte e ftuara e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në Pesë”, në Top Channel.

Kohët e fundit, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediet, për shkak të shkrimeve provokuese në revistën më të re feministe “Bitch Magazine”.

Në mbrojtje të një prej shkrimeve të saj “Unë jam k****, po ti çfarë je”, ajo theksoi sërish kompleksitetin që ka shoqëria jonë kur vjen fjala te marrëdhëniet seksuale.

Pas një takimi me vajza dhe gra të disa fshatrave në veri, Erjona tregoi se mësueset e shkollave atje i grisin faqet e librit të edukatës seksuale, pasi e shohin të turpshëm komunikimin e atyre informacioneve te nxënësit.

Duke u nisur nga ky rast, e shumë shembuj të tjerë, sipas saj, kjo nuk është aspak mënyra e duhur për edukimin e vajzave dhe jo vetëm.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.