Qeveria e pranon: Grabitja në Rinas cenoi sigurinë kombëtare

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ftuar në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, pranoi se grabitja e bujshme në Rinas është “cënim i sigurisë kombëtare”.

“U cënua siguria kombëtare, u cënua siguria në një nyje nevralgjike të vendit tonë, siç është aeroporti i vetëm ndërkombëtar në Shqipëri. Duhet të kuptojmë pse ndodhi kjo”, deklaroi Lamallari.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes është shprehur më parë se ky rast nuk përbën cënim të sigurisë kombëtare.


Kur u pyet nëse kishte përgjegjësi policia, Lamallari u shpreh: “Përgjegjësia është e shumë aktorëve, por nga korrespondencat mes policisë dhe koncesionarit, ka 10 rekomandime nga policia për forcimin e parametrave të sigurisë. Gjithmonë Policia e Shtetit i ka adresuar koncesionarit shqetësimin për të marrë masat e nevojshme, pasi siguria ishte përgjegjësi e koncesionarit. Nga dita e djeshme, situata e sigurisë në Rinas është marrë nga policia”.

Kur u pyet se kush do të mbante përgjegjësi nëse avioni merrej peng, zv/ministri i Brendshëm theksoi se për çdo person të paautorizuar “që futet në pistë, me apo pa armë, përgjegjëse është shoqëria”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.