“Piratët e ekranit” – Zyrtarë dhe kompani që vjedhin sinjalin televiziv – Top Story

Top Story në këtë dokumentar ishte në lëvizje në zona të ndryshme të Shqipërisë për verifikimin e piratëve të sinjalit televiziv.

Përmes intervistave, Top Story zbërthen zonat se ku kryhet pirateria televizive nëpërmjet kompanive të paligjshme kabllore. Pogradeci, Korça, Elbasani, Lushnja, Vlora, Fieri dhe fshatrat përreth, janë disa nga zonat që Top Story u ndal për të verifikuar dhe sjell ekskluzivisht se si piraterohen kanalet televizive.

Top Story zbuloi dhe solli lidhjet e forta që pronarët e këtyre kompanive pirate kanë me politikën, madje dhe përpjekja e tyre për të korruptuar gazetarët për fshirje materialesh të xhiruara nga grupi i Top Story.



Një nga zyrtarët që zotëronte kompani pirate, ishte Drejtori i Burgut të Lushnjes, Judmir Shurdhi. Ai ka një kompani kabllor të paligjshëm, të quajtur “JUDI”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.