“Më ndave nga burri…”, Françeska “çmend” edhe femrat (Foto)

E dalë nga “Big Brother” si një bionde simpatike, Françeska Jaçe është konvertuar rrugës në një brune super-seksi, që ka një numër të lartë ndjekësish në Instagram.

Format bombastike e kanë kthyer modelen vlonjate në një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it, ndërsa ajo mbetet tepër aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi një foto tepër “hot” e postuar nga Franci ka ngjallur një “debat” midis saj dhe një fanse, që i thotë se po e “ndan nga burrin” me bukurinë që rrezaton.

“Françi, na ndave nga burri. Nuk i pëlqej më unë”, i shkruan ndjekësja, të cilës Jaçe i përgjigjet: “Hahaha të bëj biletën unë dmth”, duke nënkuptuar që të largohet nga vendi.





Comments are closed.