Iu sekuestruan pronat, flet Arben Ndoka: Nuk e di ku janë?!

Ish-deputeti i Partisë Socialiste ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë për Krime të Rënda për t’i sekuestruar pasuri të paluajtshme.

Në Facebook, Arben Ndoka shkruan se ai nuk e di se ku janë këto prona, dhe se ai vetë nuk ka asnjë metër katror tokë.

“Nuk e di ku janë këto prona që më paskan konfiskuar mua, kur unë nuk kam asnjë metër tokë askund”, shkruan ish-ligjvënësi.

Ai vijon më tej duke theksuar se përse një gjë e tillë nuk vërtetohet me dokumente, ndërsa shton se “s’ka shans as prokuroria, as portalet, as oficerët gjyqësorë profesionistë të konstatojnë prona apo firma të falsifikuara që kanë të bëjnë me mua. Akuzat ndaj meje dhe arrestimi im dihet ku e ka bazën”.





Comments are closed.