Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ikën Altin Qato, zëvendësohet nga kreu i operacionit që arrestoi Dritan Dajtin

Largohet nga detyra Altin Qato, drejtor i Policisë së Elbasanit prej gati dy vitesh. Mësohet se vendin e tij do ta zërë Arjan Muça, shefi i Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, i cili gjatë qeverisjes Berisha drejtori operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit gushtin e 2009-s, kur u vranë 4 efektivë të policisë në Durrës.

Altin Qato ka mbajtur detyra të larta në Policinë e Shtetit gjatë viteve të fundit. Para se të komandohej drejtues në Policinë e Elbasanit, ai mbante detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërkohë që ma parë ka qenë edhe drejtor në Drejtorinë Kundër Krimit. Qato ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Beratit si edhe të Shkodrës për disa vite.

[caption id="attachment_709078" align="alignnone" width="726"] Altin Qato[/caption]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore