Grabitja nuk u gatua, thjesht u ekzekutua!

Nga: Ylli MANJANI

Nga: Ylli MANJANI

Konkluzioni, që këndohet nga kori i zyrtarëve të qeverisë, se “fajin për grabitjen e parave e ka koncensionari (kinezi)” është:

  1. Shtetërisht – i papërgjegjshëm;
  2. Ligjërisht – i pa mbështetur;
  3. Proceduralisht- i papjekur;
  4. Politikisht – gafë e rëndë;
  5. Logjikisht- idiot!

Ajo grabitje, për më tepër e përsëritur, qartësisht as nuk u gatua e as u drejtua në Aeroport. Aty vetëm u ekzekutua.

Është njësoj sikur të thuash se për grabitjen e parave në rrugën Kashar-Rinas, që u bë para 2 vitesh, ta ketë fajin ARRSH-ja!!!

Po hahet kjo logjikë? Duhet vërtetë të jesh “veshgjatë” që ta pranosh.

Rruga normale do ishte që të bëhej një hetim i plotë që përfshin të gjithë hallkat e zinxhirit që përfshijnë: punonjësit e bankës(bankave), punonjësit e shoqërisë transportuese, punonjësit e sigurisë së aeroportit, Punonjësit e Policisë Kufitare Rinas, pasagjerët dhe dëshmitarë të tjerë okularë si dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Paralelisht, duhej hetuar mirë gjithçka që lidhet me veprimtarinë e personit që mbeti i vrarë. Si ka mundësi që jo vetëm ishte i lirë, por edhe bën të njëjtën vepër dy herë e nuk i hyn gjemb në këmbë?!

A kishte njohje apo lidhje me hallkat e zinxhirit të mësipërm apo me struktura të sigurisë së Aeroportit?!

Hetimi normal bëhet kur policia kap autorët e krimit dhe produktet e tij ( paratë e grabitura dhe mjetet e krimit).

Pastaj bëhet dhe analiza sa të sigurta ishin masat e planifikuara, të cilat janë SEKRET dhe, si janë zbatuar ato.

A u bënë teste sigurie të befasishme për të parë përgjegjësitë e kompanisë koncensionare apo të të tjerëve.

Shihni pra sa punë hetimore duhet bërë për të arritur në një konkluzion të përgjegjshëm, ligjor, logjik dhe shtetëror!!!

Ndaj ai konkluzion se “fajin e ka Kina” nuk qëndron as për llogjikën e veshgjatëve…





Comments are closed.