Grabitja në Rinas, Berisha: Vjedhje shtëtërore. Ja skenari i qeverisë!

Ish-kryeministri Sali Berisha, pas grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, dy ditë më parë tha se kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga vetë shteti.

“Kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga segmente të caktuara të shtetit. Me të njëjtët skenarë të 2016, – tha ai në “Ora Neës”. – Me një falimentim të shtetit. Me një precizion të jashtëzakonshëm, i cili mund të realizohet me një pjesëmarrje të elementeve të sigurisë së Aeroportit në Autoritetitn e Avizacionit Civil. Është një skenar shtetëror. Se s’ka banditë në botë që të organizojë dy herë të njëjtin skenar në botë”.

Pas vendimit të ministres Olta Xhaçka, për vendosjen e Forcave të Armatosur dhe Ushtrisë në aeroport, Berisha tha se mënyra se si po përdoret ushtria është një rrugaçëri.





“Ushtria mund të përdoret. Por mënyra se si po përdoret ushtria është një rrugaçëri. Mund të dërgohej në aeroport me një vendim të Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit. Duhet të ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe le të përdorej ushtria. Këta kanë për shef shtabi, një turp dheu, që me nxjerrjen e ushtrisë kryen tradhti kombëtare”.

Berisha kujtoi se Sandër Lleshaj ka qenë kryetar i Bordit të Aviacionit Civil dhe në dijeni të gjithë problematikave të sigurisë në aeroport por preferoi të marrë thjesht rrogën dhe nuk mori asnjë masë.

“Vjedhjen e  kaluar u kapën dy tenxhere me presion dhe milionat përfunduan në fushatë. Kurse këto 48 orë shqiptarët kanë parë në ekrane jo vetëm hajdutët  në rampën e avionit që nxirrnin nga barku i avionit arkat por njerëz ordinerë. Ndër më ordinerët në pushtet që njëri pas tjetrit deklaronin se përgjegjësia është e kinezit dhe se ata nuk ndjenin asnjë lloj përgjegjësie pavarësisht se vasal kimiku siç po e quajnë rëndom tani Ministrin e Brendshëm ka qenë kryetar i Bordit të Aviacionit në kohën kur ishte Gjeneral kanabis pranë Noriegës së Shqipërisë”, – u shpreh ish-kryeministri.

Sipas Berishës atij do t’i jepen 100 mijë euro, do ti sigurohen vetëm dy vite burg dhe më pas do ta nxjerrin.

“Nuk mund të ketë të arrestuar. Do presim dhe disa ditë sa të gjejnë dëshmitarin e rremë. Ti japin 100 mijë euro, të bëjë nja dy vite burg dhe të dalë. Furgoni i asaj policie nuk ka marrë një gërvishtje, por le të presim, por faktikisht Murati është ekzekutuar me një plumb në kokë. Plumbin ky narkoshtet do ta çojë nga të dojë”.





Comments are closed.