Zjarr në hotelin luksoz, turistët fluturojnë nga dritaret për të “vdekur” (VIDEO)

Një godinë 57-katëshe që shërben si hotel dhe qendër tregtare në Bangkok të Tajlandës, është përfshirë nga flakët.





Së paku tre njerëz kanë vdekur duke kërcyer jashtë dritareve të hotelit më të preferuar nga turistët në Bangkok, për t’i shpëtuar flakëve.

Zjarri shpërtheu në qendrën tregtare “Centara Grand & Centralworld” në orën 18:00 të mërkurën.

Shtëllungat e zeza të tymit dolën jashtë ndërtesës dhe tre persona kërcyen jashtë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pamjet në mediat sociale tregojnë tymin që del nga rrokaqielli që digjet. Trafiku tipik i ngarkuar i Bangkokut pengoi përpjekjet e shërbimeve emergjente për të arritur të shuajnë në kohë zjarrin dhe u desh rreth një orë apo më shumë pas shpërthimit për të vendosur nën kontroll flakët.

Guvernatori i Bangkokut, Assawin Kwanmuang u tha gazetarëve se zjarri shpërtheu në katin e tetë, në një depo dokumentesh. Centara Grand Hotel është një nga hotelet më të mëdha në kryeqytetin tajlandez.

Ngjarja e të mërkurës nuk është hera e parë që Centara Grand ka marrë flakë. Protestuesit antiqeveritarë vendosën zjarrin në hotel në vitin 2010, pas disa muaj demonstratash.





Comments are closed.