Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Top Story”, pirateria televizive në Pogradec. Ja kompania e paligjshme

“Top Story” ka udhëtuar për në Çërravë, një fshat shumë afër Pogradecit. Si njësi adiministrative, Çërrava përmbledh 10 fshatra.

Sipas listës së Autoriteti të Mediave Audiovizive (AMA), shërbimin televiziv në këtë zonë e ofron një rrjet kabllor i quajtur “Fraholli”, një subjekt lokal me shtrirje të vogël.

Shërbimi kabllor kryhet përmes një fishe që shkon në çdo televizor. Fisha është në dy modele: kabëll “coax”, që është i lirë; si dhe fibra optike, që ka cilësi më të mirë dhe çmim më të lartë.

Pas kontakteve të para me banorët e zonës, “Top Story” kërkon leje për të bërë një kontroll në ekranin e televizorit. Ajo çfarë zbulojnë në këtë rast ishte një surprizë e madhe. Kabllori “Fraholli” kishte kohë që nuk ekzistonte më në këtë fshat.

Vendin e lënë bosh prej tij e kishte zënë një firmë tjetër, Kabllori “APT”. Kur shohim listat e AMA-s na rezulton se “APT” është një kabllor i licencuar për zonat Memaliaj, Sarandë, Himarë, Pukë. Por jo për fshatrat e Pogradecit.

Vetëm kaq mjaftoi për të kuptuar se, në tregun e medieve audiovizive ka abuzime dhe cënohet konkurrenca e ndershme. “Top Story” u konsultua edhe me listën e autorizuar nga DIGITALB për këtë rast, e rezultoi se kabllori “APT” ka një marrëveshje me këtë kompani vetëm për zonat Sarandë, Himarë, Pukë dhe Memaliaj.

Kjo do të thotë se “APT” në Pogradec është në shkelje flagrante të ligjit dhe të kontratës me DIGITALB.

“E kemi lidhur me kabllor dhe shikojmë të gjitha kanalet. Paguajmë 7.000 lekë për kabllor që në gusht”, tha një banor.

“Kemi kabllor, paguajmë 7.000 lekë në muaj dhe merr rreth 35 stacione televizive”, tregojnë të tjerë banorë.

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/410833043072000/?v=410833043072000

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore