Spektakolare në Irlandë, ja si vidhet bankomati me eskavator …në 4 minuta (VIDEO)

Një grabitje spektakolare është fiksuar nga kamerat e sigurisë të një dyqani në Irlandë e Veriut.

“Skifterët” kanë përdorur në vendngjarje “artilerinë” e rëndë, pasi me një eskavator të vjedhur ka shkuar në dyqanin në Londonderry dhe në 4 minuta e ka shkulur ATM-në nga vendi.





Drejtuesi i eskavatorit e ka goditur bankomatin duke e tërhequr zvarrë dhe e ka futur në një furgon, e më pas është arratisur. Pjesë e grabitjes ishin disa burra të maskuar të cilët kanë marrë bankomatin me një makinë Citroen Berlingo.

Bastisja ndodhi në një garazh jashtë Dungiven rreth orës 04:30, kësaj të diele.

Kjo është vetëm e fundit në një seri prej 8 grabitjesh të ATM-ve që kanë ndodhur në të dy anët e kufirit irlandez në 2019-ën.





Comments are closed.