Qeveria tranzitore/ Arta Dade zbulon zëvendësuesin e Edi Ramës

Për ish-deputeten e Partisë Socialiste, Arta Dade, kriza politike në vend zgjidhet vetëm me largimin e Edi Ramës.

Deda duke theksuar se në PS ka mjaft figura, mes tyre ish-ministra tha ajo që mund të kryejnë këtë detyrë të rëndësishme. Por ish-ministrja e PS “sponsorizoi” zv/kryeministrin Erion Braçe, si drejtues të qeverisë tranzitore, që kërkohet me insistim nga opozita.

“Edhe nëse do të mendonim se PS nuk ka një njeri tjetër për t’u bërë kryeministër, ky është një qëndrim shumë i gabuar. Për mua, çdo ministër që ka një mandat përfaqësimi, por ama që ka edhe përgjegjësi politike, sigurisht që mund të ishte një kryeministër potencial. Pse jo edhe Erjon Braçe, është zëvendëskryeministër”, deklaroi Dade.









Comments are closed.