“O Itali, o çizme e madhe, mos më përzë përsëri me shkelma”

“O Itali, o çizme e madhe, mos më përzë përsëri me shkelma”, fraza e njohur e poetit dhe emigrantit italian, kthyer në Itali në fillim të viteve 900 Emanuel Carnevalit, ka frymëzuar artisten shqiptare Jonida Xherri për të realizuar një projekt artistik. Për Shqiponline, artistja tregon se, ky projekt, kërkon ti japë zë historisë personale të çdo njeriu në Itali apo Europë, duke sensibilizuar, mbi temën e emigracionit, krizës dhe sfidat e emigrantëve, dhe shuarjen e konflikteve me të cilat përballen.

“Fraza shkruar tokës së tij nga një imigrant Italian, përsëritet sot nga italian të lindur ose italian në ndjenja; italian që duan të imigrojnë ose italian që duan të qëndrojnë duke shpresuar në një Itali më të mirë; imigrant që ndodhen në Itali krejt rastësisht ose sepse e kanë zgjedhur, imigrant që e shohin Italinë si tokë kalimi ose si tokë ku duan të qëndrojnë gjithmonë”, thotë Jonida.

Fraza është realizuar në një bandë muri me madhësinë 1 X 11 metra, ku teksti është realizuar me fije të gërshetuara dhe sfondi është realizuar me rripa fijesh të qëndisura, që riprodhojnë imazhin e detit, në shenjë bashkimi dhe ndarje mes popujve.





Çdo gërshet simbolizon historinë e personave që e kanë realizuar, duke transformuar kështu, një histori dhe një vend personal, në një histori dhe një vend për të gjithë.
Gërshetat janë realizuar me bashkëpunimin e: Villa Tedeschi në Modica, Nessuno Escluso në Scicli, Liceu Artistik në Modica, Casa Tobia në Noto, Piccoli Fratelli në Modica, Raggio di Sole në Modica, Casa dell’Arca në Modica, Crisci Ranni në Modica, Ci siamo anche noi në Modica, Mediteran Hope – Casa delle Culture në Scicli, Boccone del povero – Oasi Cusmaniana në Modica, Istituto Comprensivo S.Marta-Ciaceri në Modica, Casa Don Puglisi në Modica, Casa di Reclusione në Noto, DEP Dora e Pajtimit në Shkodër.

Banda e murit është ekspozuar për herë të parë me datë 5 prill 2019, në Auditoriumin Florida në Piazën Matteotti në qendër të Modikës, ku do të qëndroj një muaj, dhe do vazhdoj të bëj xhiron e gjithë Italisë, duke u ekspozuar në të gjithë qytete ku do të “Mikpritje”. Kjo frazë në shqip do të ekspozohet gjithmonë duke u varur në muret jashtë ndërtesave, në mënyre që të mund të shihet nga të gjithë.

Po në të njëjtën datë është inauguruar dhe hapësira “MIRËSERDHËT” e shkruar në gjuhën shqipe, një tjetër projekt i Jonidës, mbi mikpritjen. “Mirserdhët” është një hapësirë fisnike, mund ta quajmë studio, hapësirë e mundësuar nga Bashkia e Modikës, që ndodhet në Pallatin e Kulturës në Modika me derë në rrugën qendrore të qytetit antik, dhe do të filloj aktivitetin me dy aktivitete:

I pari është “Mikpritja Artistes”: një auto-rezidencë 10 mujore e artistes Xherri nga muaji prill 2019 deri në muajin janar të 2020, periudhe dhjetë mujore zgjedhur në bazë të faktit që, një emigranti i duhet dhjetë vjet rezidencë e vazhdueshme në Itali për të bërë kërkesën për çitadinanzë, e cila pas disa vitesh mund të refuzohet ose pranohet.

Pas dhjetë vitesh në Itali, artistja Jonida ka bërë kërkesën për çitadinanzë dhe në pritje të përgjigjes, ka vendosur të dhuroj dhjetë muaj mikëritje kujtdo që dëshiron të “Mikpritet”. Gjatë një periudhe tre vjeçare Jonida ka realizuar dhjetë tapete, duke përdorur teknikën e fijeve të gërshetuara dhe duke marrë si imazh vizatimet që ka bërë kur ka qenë pesë vjeçe. Tapetet do të ekspozohen nga një në muaj dhe çdo ditë do të mikpresin personat me produkte tipike shqiptare.

Aktiviteti i dytë titullohet “Perla të mikpritjes”: një qilim i realizuar në mënyrë kolektive, i qëndisur me rruaza, i përbërë nga 629 kuadrate ne madhësinë A4, duke ruajtur të njëjtin numër të tavoletave të çokollatave që përbëjnë “Barkën e çokollatës/ Shenjtor i Modikës”, një tjetër projekt i Jonidës, i cili pas edicionit të pestë është vendosur e San Domenikos në Modika, si një shenjtor simbolik i qytetit.

Tapeti është simbol i mikpritjes dhe rruazat shprehin vlerën e mikpritjes, e cila duket se ka humbur kohët e fundit. Tapeti do të ekspozohet me 28 shtator 2019, në rrugën qendrore ne Modika, gjatë procesionit të dytë të “Barkës së çokollatës/ Shenjtor i Modikës”, një tjetër projekt mbi të cilin Jonida punon prej pese vjetësh. Çdo person që do marrë pjesë do të marrë një dhuratë.

Veç kësaj do të vendoset në dispozicion një libër, ku çdo person mund të shkruaj fjalën ose frazën që mikpritja e artistes i ka përcjellë. Këto fraza më pas do qëndisen nga Jonida, duke realizuar kështu një libër me frazat e te gjithë personave që janë mikpritur në dhjetë vite rezidencë.

Veç këtyre projekteve, hapësira do të mikpresi shumë të tjera që do të lindin gjatë periudhës së rezidencës.

Gazeta Shqip





Comments are closed.