Limaj i jep fitoren Kukësit, Kastrioti ndez garën për mbijetesë

Ernest Gjoka debuton me fitore në eksperiencën e tij të dytë me skuadrën e Kukësit, e të cilën është shpallur kampion në sezonin 2016-2017. Verilindorëve u mjaftoi goli i spektakolar i Vesel Limajt nga një distancë e largët për të marrë tri pikë në këtë transfertë  të vështirë e për të vënë në presion Partizanin kryesues.

Loja e fortë me përplasje në mesfushë zhvilluar në pjesën e parë dhe gjatë pjesës më të madhe të fraksionit të dytë dha përshtypjes së sfida do të shkonte drejt barazimit, por pikërisht atëherë kur nuk pritej erdhi eurogoli i Limajt.

Vlen të përmendet fakti që në minutën e 65-të rikthehet në fushë për Kukësin Besar Musolli, të cilit Ardian Cuculi i dorëzoi menjëherë shiritin e kapitenit.

Kastrioti ndez garën për mbijetesë, duke mposhtur një rival direkt për qëndrimin në Superiore. Skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli mposhti 1-0 Luftëtarin dhe e ngushton në 4 pikë diferencën me gjirokastritët, ndërsa Tirana, që mori fitoren në tavolinë me Kamzën, mbetet e 8-ta me vetëm 3 pikë më shumë.

Pritej një sfidë e ndezur në “Redi Maloku” e realisht nuk i zhgënjen pritshmëritë. Kstrioti e kërkoi me ngulm golin që në minutat e para dhe e zhbllokoi takimin me Herald Markun në minutën e 26-të, pasi ekzekutoi saktë një 11-metërsh të fituar nga Roger.

Goli i shpejtë e detyroi Luftëtarin të shihte më shumë nga sulmi, pot edhe vendasit nuk u kushtëzuan në mbrojtje, duke sulmuar vazhdimisht për golin e sigurisë.

Në pjesën e dytë ishte me fat portieri Çekrezi i Kastriotit, teksa goditjame kokë e Açkës përfundoi jashtë.

10 minuta më vonë Rapo godet rrjetën e jashtme, ndërsa tentativat e fundit të Luftërarit për të shmangur humbjen përfunduan pas sukses.





Comments are closed.