Erkand Qerimaj e mbyll i dyti në Europianin e Gjeorgjisë

Erkand Qerimaj u rendit i dyti në baterinë B në Kampionatin Europian të Shtangës që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë.

Shkodrani, i cili konkurroi në peshën 81 kg, ngriti në total 347 kg në total. Në stilin e shkëputjes, Qerimaj i realizoi me sukses të tria provat, fillimisht me 155 kg e më pas 157 kg e 159 kg. Shkodrani renditet në vendin e dytë të Baterisë B në këtë stil.

Në stilin e shtytjes, Qerimaj e nis mirë garën, duke ngritur 188kg, duke siguruar që në këtë provë të parë kreun. Më pas tentoi 193 kg, por pa sukses, ndërkohë që në provën e tretë tenton 194 kg, por sërish dështon.

Qerimaj e mbyll stilin e shtytjes në vendin e parë, me 188 kg, ndërsa në dygarësh ai u klasifikua në vendin e dytë, me 347 kg. Në mbrëmje do të zhvillohet gara e Bateris A e peshës 81kg, ku garon edhe Daniel Godelli, që synon zonën e medaljeve.





Comments are closed.