Horoskopi – 9 prill 2019

Dashi

Sot do të keni energjinë e duhur për të realizuar një projekt të rëndësishëm. Ju do të punoni me disa koleg për të pasur sukses në këtë projekt. Në mbrëmje dilni me partnerin.

Demi


Do të jetë një ditë pozitive për aspektin profesional. Ju do të merrni pjesë në një aktivitet, që do të ndikojë pozitivisht në punën tuaj. Në mbrëmje argëtohuni me shoqërinë.

Binjakët

Bisedat tuaja do të dëgjohen nga të gjithë ata persona që shoqëroheni. Idetë tuaja do të jenë të qarta. Në këtë mënyrë, ju do të realizoni me sukses një projekt krijues.

Gaforrja

Ditë pozitive për të njohur persona interesant. Në aspektin afektiv një person i ri mund të bëhet partneri juaj. Organizoni një mbrëmje të këndshme në shoqërinë e miqve.

Luani

Do të merrni pjesë në një aktivitet social. Ju do të bisedoni me disa persona të rëndësishëm për një projekt krijues. Komunikimi me ta duhet të jetë i mirë që të keni sukses.

Virgjëresha

Do të njihni disa koleg të rinj në aspektin profesional. Ju do të punoni me ta për një projekt të ri, që ka të bëjë me biznesin. Të ardhurat financiare do të jenë pozitive.

Peshorja

Një ditë pozitive për të shprehur idetë tuaja, për sa i përket aspektit profesional. Kolegët do të kuptojnë çdo fjalë që ju thoni. Në mbrëmje relaksohuni me miqtë.

Akrepi

Doni të qëndroni në shtëpi, për të bërë disa rregullime të rëndësishme. Ju do të merrni ide nga partneri. Aspekti financiar është i mirë, por nuk duhet të bëni shpenzime.

Shigjetari

Do të shprehni idetë tuaja për një projekt që ka të bëjë me biznesin. Gjithçka do të realizohet në mënyrën e duhur. Ju do të keni sukses, pasi komunikimi është i duhuri.

Bricjapi

Do të ketë disa ndryshime në profesionin tuaj. Ju do të filloni një punë të re, që do të ketë sukses. Të ardhurat financiare do të jenë të mira, prandaj mund të shpenzoni.

Ujori

Do të keni energjinë e duhur për të realizuar një projekt të ri. Bazohuni te idetë tuaja, apasi do të keni suksesin që doni. Në mbrëmje dilni për t’u argëtuar me partnerin tuaj.

Peshqit

Do të merreni me aspektin afektiv. Ju do të bëni biseda të këndshme me partnerin tuaj, që do t’ju argëtojnë. Nëse nuk jeni çift, do të njiheni me një person interesant.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.