“Dy vdekje të ndryshme të një personi”, imazhet e rralla nga varrimi i Mbretit Zog (FOTO)

Dy ngjarje të rëndësishme të familjes mbretërore shqiptare përkojnë në të njëjtën datë.

Këtë e ka sqaruar Elia Zaharia Zogu, bashkëshortja e princ Lekës, teksa ka kujtuar sot gjyshin e bashkëshortit të saj. Në postim thuhet se largimi i fundit nga Shqipëria i Mbretit Zog dhe dita kur ai ndërroi jetë, të dyja janë ngjarje të ndodhura më 9 prill.

Duke postuar një galeri fotosh nga ceremonia mortore e Mbretit Zog, ku shfaqet edhe pikëllimi i Gelardinës dhe princit Leka, Elia e quan këtë një datë të çuditshme.





“9 Prilli eshte datë e çuditshme! 9 prill 1939 Mbreti Zog pa për herë të fundit vendin e tij…9 Prill 1961 ai ndërroi jetë…Duket sikur kemi të bëjmë me dy vdekje të ndryshme të të njëjtit person, në të njëjtën datë!”, shkruan ajo.





Comments are closed.