Me çantën plot hashash hyn në komisariat, ankesa e 33-vjeçarit befason policinë

Historia e mëposhtme nuk është diçka që mund ta dëgjosh përditë. Një i ri irlandez ka shkuar në komisariatin e policisë pasi kishte blerë kanabis, për t’u ankuar sepse lënda narkotike nuk ishte aq cilësore sa ai priste.

33-vjeçari Arthur Liwembe ka shkuar në polici me pëlqimin e tij dhe ka çuar një çantë plot me kanabis ku është shprehur i pakënaqur për cilësinë e “mallit” që ka blerë.

Arthur i është nënshtruar një kontrolli nga policia ku i është gjetur një thikë dhe disa para. Ai u arrestua menjëherë edhe pse iu caktua një avokat për ta mbrojtur i cili negocioi që ta linin në “lirim me kusht”.



Ankesa e çuditshme e 33-vjeçarit mendohet nga policia se ka ndodhur si psikozë e shkaktuar nga kanabisi. Policët kurrë nuk e kishin dëgjuar një ankesë kaq të çuditshme nga dikush.





Comments are closed.