“Martuam Çikën”/ Spiropali në festën e ministres tregon sekretin 20-vjeçar

Besa Shahini i dha fund beqarisë më 3 prill, ku u celebrua në martesë me deputetin e PSD në Kosovës, Dardan Molliqaj.

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë fundjavën që lamë pas ka zgjedhur që të festojë së bashku me kolegët dhe miqtë e saj vendosjen e kurorës, dhe në ceremoni ka marrë pjesë përveç kreut të MEPJ, Gent Cakaj edhe ministrja Elisa Spiropali.

Ajo ka publikuar një foto në Instagram teksa pozon me kolegen e sapomartuar dhe miqtë e tyre.



“Martuam çikën”, shkruan Spiropali krahas fotos, teksa tregon se që të pestë kanë qenë miq që nga koha e studimeve, para 20 viteve.





Comments are closed.