Ç’po ndodh te Bregu i Lumit? Bashkohet “Astiri”, vazhdojnë përleshjet (VIDEO)

Prej orës 09:00 të mëngjesit te Bregu i Lumit vijon përplasja e 38 familjeve me Policinë e Shtetit dhe fadromat që kanë shkuar për të shembur banesat e tyre nuk kanë mundur të veprojnë për asnjë çast.

Situata paraqitet aspak e qetë në pjesën e fundit të “Bulevardit të Ri”, ku në mesditë u janë bashkuar banorëve edhe protestuesit e “Astriti”, të cilët kanë kundërshtuar prej 5 muajsh shembjen e banesave të tyre që preken nga projekti i “Unazës së Madhe” të Tiranës.

“Rama ik” dhe “Shtëpitë tona do t’i mbrojmë me gjak”, janë thirrjet që dëgjohen nga dy grupime banorësh që kanë të njëjtin hall.





Në të dy rastet banorët kërkojnë dëmshpërblim të banesat, ndërsa mungon komunikimi nga ana e institucioneve.

38 banesa në zonën e Bregut të Lumit ku pritet të zgjerohet “Bulevardi i Ri” i Tiranës janë përjashtuar nga skema e dëmshpërblimit dhe iu është ndërprerë procesi i legalizmit.

“Dola në mbrojtje të shtëpisë sime, dy policë më ranë me grushte. Shtëpia ime është në proces legalizimi si 240 të tjera që janë shpronësuar tashmë”, tregoi njëra nga protestueset për mediat.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetë të opozitës, që e kanë cilësuar si të jashtëligjshme mënyrën sesi bashkia po tenton t’u shembë shtëpitë.

Ata kanë kërkuar nga qytetarët që të mbrojnë shtëpitë e tyre me çdo mjet, në kushtet kur shteti ka rënë dhe gjykatat nuk funksionojnë.





Comments are closed.