Zjarri gjigand shkrumbon bllokun e apartamenteve në Paris (VIDEO)

Një zjarr i përmasave gjigande ka përfshirë një bllok apartamentesh në “zemër” të Parisit mbrëmjen e djeshme.

Zjarri i beftë shpërtheu në një banesë në skajin verior të qytetit dhe më pas përfshiu rreth 27 apartamente.



Zëdhënësi i zjarrfikësve lokalë, Gabriel Plus tha se nuk ka viktima nga zjarri i së shtunës, ndërsa dhjetëra zjarrfikës ndërhynë me shpejtësi për t’i vendosur flakët nën kontroll.

Më shumë se 50 zjarrfikës shkuan në vendin e ngjarjes. Zëdhënësi i tha BFMTV se është shumë herët për të saktësuar origjinën e zjarrit.

Ai tha se flakët fillimisht u panë në pjesën e jashtme dhe me shpejtësi u ngjitën nga kati i tretë në të gjashtin.

Dyshohet se janë dy boshte ashensori, të cilat mund të kenë përhapur flakët.

“Ishte një shpërthim i madh. Ne ndjemë ndërtesën të dridhej, dhe menjëherë pamë flakët gjigande”, tha Mamadou, një qiramarrës i ndërtesës në bulevardin MacDonald.

Ky i fundit ka ikur menjëherë nga shtëpia e tij si dhjetëra fqinjë, familje të tëra, të frikësuara nga zjarri. “Të gjithë ikëm. Vetëm këtë mund të bënim”, shtoi ai.


Comments are closed.