Denoncimi/ “Drejtori i Ramës te patentat, 70 milionë në muaj nga korrupsioni”

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka ndalur denoncimet në Facebook as në ditë të diel, teksa në shënjestrën e tij këtë herë është vënë, drejtori i ri i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.

Sipas Berishës një skemë e korrupsionit gjigand po aplikohet në Drejtorinë e Patentave, në mënyrë që Gonxhe të fitojë deri në 70 milionë lekë në muaj, falë bashkëpunëtorëve të tij që s’i ndalon asnjë ligj.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të kësaj drejtorie, me këtë shënim: “Korrupsion masiv në Drejtorinë e Patentave”

POSTIMI:

Përshëndetje Doktor.

Unë jam një punonjës i patentave të Tirana!

Ka dy muaj që zotnia Gonxhja më lëvizi, sepse do të bënte gjoja reformë duke zhdukur korrupsionin.

Të thotë vëllai ty nja dy gjona, pasi situata këtu është se janë rritur pazaret!

Atë Bashkimin e patentave edhe pse “Antikorrupsioni” e tha të pushohet, Gonxhja e ka menaxherin kryesor.

Vetëm në patentat e Tiranës, në muaj, Gonxhja merr 65-70 milionë të vjetra në muaj.

Lekët i mbledh Dëfrim Ajazi, që e ka marrë Gonxhja si “Mon Kukaleshi” ose siç ka qenë vetë te bashkia e Tiranës me Ed Ramën.

Në gjithë qarqet në muaj merr o zot, sa shumë, s’ma nxë goja të ta them: 400 milionë në muaj merr! Nëse ka bekimin tat, ta boftë zoti hallall, se një % e merr edhe Gjylametja nga Dritan Meta i Inspektoriatit Qendror Teknik!





Comments are closed.