“Turqia po rrezikon”, Erdogan zemëron Trump: Do blejmë raketat ruse!

Pavarësisht paralajmërimeve të shumta nga SHBA për të hequr dorë nga blerja e sistemit raketor rus, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nuk është tërhequr.

Lideri turk bëri me dije se furnizimet me sistemin S-400 do të nisin në korrik. Një ditë më herët, zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence kishte paralajmëruar se Turqia po rrezikon anëtarësinë e saj në NATO nëse e blen sistemin rus, që për Uashingtonin është një kërcënim për avionët amerikanë.



Presidenti turk tha se Ankaraja e ka shqyrtuar më herët edhe blerjen e sistemit raketor amerikan Patriot, por se oferta e SHBA-së “nuk ka qenë e favorshme si ajo e Rusisë”.

Ankaraja po krijon lidhje më të ngushta me Rusinë pas përkeqësimit të marrëdhënieve të saj me SHBA-në dhe Europën. Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO. Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014.


Comments are closed.