Nëna në lokal duke pirë me miqtë, dy fëmijët i mbyten në lumë

Një nënë është akuzuar për vrasjen e dy djemve të saj në Australi, pasi fëmijët 3 dhe 5 vjecc u mbytën në lumë, ndërkohë që nëna flinte.

Një natë para se të gjendeshin trupat e të miturve, nëna 47-vjeccare ishte argëtuar dhe kishte pirë me miqtë në një bar.

Leeann Eatts, 47 vjeç kishte pirë shumë me miqtë një natë më herët, ndërsa djemtë ishin larguar e janë gjetur të vdekur në një pjesë të thellë të lumit Ross, pranë Toënsville në Australi. Eatts u shqetësua vetëm disa orë më vonë për djemtë e zhdukur.

Ajo kërkoi ndihmën e policisë, ndërsa vazhdoi kërkimi për vogëlushët. Tragjedia e rëndë ndodhi më 25 shkurt, ndërsa detajet u zbuluan një ditë më parë nga autoritetet.

Të premten, më 5 prill, Policia akuzoi Eatts me dy akuza për vrasje, duke pretenduar se “neglizhenca e rëndë” e saj shkaktoi vdekjen e bijve të saj. Ajo gjithashtu është akuzuar për trafikimin e drogave të rrezikshme dhe furnizimin e drogës me të miturit.

Policia në deklaratë tha se nuk ka asnjë dyshim se është neglizhenca e prindit që ka shkaktuar tragjedinë, pasi nëse nëna do të ishte e vëmendshme, “ngjarja e rëndë do të ishte shmangur”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.