“Më keni luajtur mendsh”! Nis rruga e Torovicës, Rama: S’duhet më tanku! (VIDEO)

Rruga e Torovicës ka qenë një aks problematik për rreth 20 vite për banorët e Lezhës, të cilët në të gjitha fushatat elektorale kanë marrë premtime për ndërtimin e saj, por asnjëherë nuk është realizuar.

Edhe qeveria “Rama” e kishte premtuar rikonstruksionin e plotë të këtij aksi të kthyer në gangrenë për banorët që në 2013, por vetëm sot puna ka nisur në terren për t’i dhënë jetë projektit që edhe do të transformojë zonën.

Kryeministri Edi Rama ka qenë vetë në Torovicë, për të parë nga afër nisjen e punimeve dhe ka biseduar me banorët, të cilëve u ka thënë se e kanë “luajtur mendsh, duke thënë duam rrugë – duam rrugë”.

ERTV Live😊: Fushë Torovicë, Lezhë -Vjen fundi i shumëpritur i odisesë njëzetë e pesë vjeçare të një rruge të pakalueshme, gropash e gënjeshtrash të kujtdo u mori votat e pastaj u ktheu shpinën banorëve të Torovicës

Publiée par Edi Rama sur Samedi 6 avril 2019

Rruga nga Balldreni deri në Bend është rreth 18.2 km e gjatë dhe lidh tre fshatra. Ajo do të ketë një kosto prej 380 milionë lekësh, ndërsa Rama thekson se me nisjen e punimeve i është  dhënë fund gënjeshtrave të kujtdo që banorëve të Torovicës u mori votat e pastaj u ktheu shpinën.

Sipas planit të rikonstruksionit të kësaj rruge, punimet kanë nisur prej muajit mars e pritet të përfundojnë në dhjetor të këtij viti, me kryeministrin që theksoi se do jetë i kalueshëm për Krishtlindje.

DISKUTIMI I RAMËS ME BANORËT:

Rama: Si jeni? Afrohuni se më keni luajt mendsh! Rruga e Torovicës, rruga e Torovicës. Po tani? Kishin 20 vjet pa rrugë…

Banorët: 25.

Rama: 25 dakord, 20 kam numëruar unë. 25 vjet pa rrugë. Tani ta bëjmë rrugën. Këtu ishte për të kaluar me tank, ta bëjmë tamam. Do fillojmë Shëngjin-Velipojën, do ketë dhe Shëngjin-Velipoja një lidhje. Do bëjmë edhe Milot-Balldren.

Banorët: Ti do na i bësh, kush do na i bëjë tjetër.

Rama: Po ti do na i bësh, apo thuaj ti do na i bësh ty do të mbysim.

Banorët: Jo, jo nuk do të mbysim.

Rama: Në fakt ashtu është, s’ke ça bën. Se kush punon kritikohet se kush s’punon s’ke çfarë t’i thuash.

Banorët: Ishalla përfundon. Se nuk na besohet.

Rama: Ishalla nuk zënë rrugën se për të përfunduar do përfundohet. Unë në mes të rrugës nuk i lë rrugët, mos ki merak. Çfarë t’i bëjmë rrugët që i kanë lënë në mes të rrugës. Për Krishtlindje do jetë gati, nga fillimi deri në fund.





Comments are closed.