Gara për QKK. Alimani: Mbështes Ilir Butkën, jo platforma me workshope

Regjisori Bujar Alimani e sheh garën që po bëhet për kreun e ri të Qendrës Kinematografike shqiptare, si një garë që duhet të ketë vëmendjen e gjithë komunitetit të artistëve. Kjo, pasi Qendra është një institucion që duhet të jetë në fokusin e njerëzve të kinemasë. Dhe pse një garë e vonuar, e cila duhet të ishte bërë një vit më parë, kur kreut aktual Ilir Butka i përfundoi mandati, Alimani vjen më poshtë në një intervistë për shqiponline, duke analizuar platformat e kandidatëve, por dhe duke dhënë një vështrim mbi kinematografinë shqiptare të viteve të fundit….

E keni ndjekur garën për drejtorin e ri të  QNKK, si do ti gjykoje kandidatët? Cilat sipas jush duhet të  jenë  aspiratat e Qendrës?

Natyrisht gjithë komuniteti kinematografik në Shqipëri po ndjek me shumë vëmendje dhe nën zë, garën për Kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Si zakonisht gjërat hiqen zvarre dhe duhet që kjo garë të kishte nisur që vjet kur Kryetari aktual I kësaj Qendre mbushte mandatin 4 vjeçar. Katër kandidaturat prezantuan platformat e tyre pranë Ministrisë së Kulturës nga të cilat vetëm tre u bënë publike. Eduart Makri i mban akoma “kartat e mbyllura”.

Gjipali dhe Gjollesha I bënë më në fund të hapura dhe pamë se çfarë projektonin n.q.s ne një mundemi të afërt zgjidhen në krye të Qendrës se Filmit.

Platforma e tyre përsëritnin gjëra qe dihen dhe je gjë për tu vërejtur ishte se I mëshojnë shkollave, workshopeve etj, etj. Të dyja platformat për mendimin tim nuk përkojnë me çka përfaqëson në thelb QKK.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë me ligjin e saj në Kushtetutën e Shqipërisë përben një Institucion tepër të rëndësishëm për gjithë kulturën e vendit, padyshim atë më të rëndësishmin. Kinematografia është një element që akoma më tepër në epokat tona digjitale depërton në pistat ndërkombëtare duke e bërë kulturën tonë pjesë të kulturës botërore shumë më fort dhe shumë me më peshe sesa çdo lloj arti tjetër. Dhe kjo për faktin se është industri.

Kryetari aktual I Qendrës Kombëtare të Kinematografisë ka paraqitur një Platforme, e cila sipas mendimit tim është më e mira për një fakt të vetëm –sepse vijon në punën  dhe aspiratën e tij personale për të ndryshuar mentalitetin e komunitetit kinematografik, për të bërit kinema dhe publikut më të gjerë për ta pranuar atë. Platforma e Butkës më kujton një letërkëmbim mes Fan Nolit dhe Bernard Shou, të cilin në letra ku Shou e qorton Nolin për cilësinë e përkthimeve nga anglishtja të Shekspirit, Noli thjesht I kthen letrën e tij me gabimet ortografike të Shou të cikluara me laps te kuq …

Puna është platforma dhe prezantimi më I mire për gjithsecilin.

Si do ta vlerësoje rolin e QNKK-së  këto vite?

Qendra Kombëtare e Kinematografisë në këto 5 vjet ka rritur ndjeshëm prodhimin filmik shqiptar dhe I ka futur autoret e rinj në gara që më parë as do mendoheshin se do hynin, e për pasojë dhe të financoheshin. Hapja e seksioneve për të rinjtë, e filmit independent, e filmit të shkurtër apo dhe ajo e konkurrimit të hapur për studentët për punë diplome, ulja e financimeve për projekt me qëllimin e mbështetjes edhe të autorëve të tjerë, si dhe seksioni I financimit për post production I filmave të realizuar me buxhete vetjake, të regjisorëve, për mua, tashmë që e shoh pas disa viteve, kanë qenë si përfundim, hapa shumë të rëndësishëm.

Kam realizuar filmin tim të dytë KROM me gjysmën e buxhetit të AMNISTISE. Filmi bëri premierë botërore në një Festival të Kategorisë A dhe më pas shkoi në shumë Festivale të tjerë. Nuk po flas për distribucionin në Shqipëri sepse kjo mbetet një problem, jo vetëm yni por I gjithë Evropës. Flas për thelbin estetiko artistik sepse dëgjohen zëra nga të rinjtë që ne thelb duken shume të ngatërruar me vetveten

Dhe është shumë e trishtë të dëgjosh të rinj të cilët duhet të kishin shpërthyer me atë pasion për të cilin ankohen si të sëmurë se u është “abuzuar” dhe se filmat e tyre kërkojnë miliona e miliona që të bëhen vepra arti. VETHI I MUNGUAR film imi I shkurtër u bë me buxhet 0 dhe pasioni im s’kish të bënte aspak me QKK . U financua bashkë me dy filmat e tjerë për post production, me 4 milionë lekë të vjetra, respektivisht secili film. Pra është çështje mundësish individuale bërja e një filmi dhe jo “paterica” institucionale.

Një  nga kritikat që  i bëhen filmave shqiptarë  ka të  bëjë  me skenaret. A po tejkalohet ky ngërc?

Ne flasim vazhdimisht për skenarët e më duket sikur kjo është një e keqe qe përpiqemi t’ia veshim tjetërkujt. Po pse, a kemi regjisorë supertalente të cilët kane problem vetëm skenarin? Në radhë të parë duhet të pyesim veten a kemi regjisorë të mirë dhe jo regjisorë të mirë që kanë problem me skenarin.

Një skenar jo dhe aq I mire një regjisor I mire e bën një film shumë të mirë. Skenari kalon në filtrin e regjisorit dhe si autor I mirë që mund të jetë, një regjisori pra të mirë I duhet here hërë vec fabula për ta zhvilluar atë, më tej drejt një prodhimi të lartë kinematografik. Ne nuk na mungon skenari I mirë, por një produkt I një kualiteti të lartë estetik. Kam frike se regjisorët tanë janë në një nivel tepër të dobët artistik. Nuk pretendojnë të shkojnë më sipër, nuk sakrifikojnë për të realizuar një film, I cili kalon në disa departamente që të jetë një produkt I mirë për shikuesit. Një proces kolori në një lap top nuk më thotë asgjë. Filma pa sound designe, pa sound mixing, pa folley, dëshmojnë jo për buxhete të vogla, por për limitin deri se ku arrin kërkesa e një autori për filmin e tij. Besomeni, të njëjtat filma do bëja sikur edhe të kisha për cdo film të gjatë 1 milionë dollarë për secilin.

Ankesat për buxhetet që po pengojnë regjisorët shqiptare të bëjnë kryevepra janë shumë qesharake. Po ashtu si filmat e tyre. Në ketë kuptim abuzimi nuk është I institucionit por I regjisorëve shqiptarë që me lekë të taksapaguesve, kanë realizuar vepra kaq të dobëta kinematografike sa normalisht po të ishin autore të ndershëm, do u duhet t’u vinte turp për to.

Si do ta gjykoje filmin shqip duke patur parasysh prodhimet e viteve të  fundit?

Kinemaja shqiptare nuk po mund te gjeje dot vetveten. Sepse mungojnë autoret intelektuale. Mungon tendenca për të shkuar drejt një estetike të caktuar. Mungon mendimi dhe çdo gjë sillet vërdallë rrethet të bërit zanat e jo art. Një film I shkurtër mund të bëhet një vepër arti. Pra një film I shkurtër nuk është thjesht një trampolinë për tu hedhur te filmi I gjatë, por një stacion shumë I rëndësishëm arti.

Mendoj se puna dhe arritjet flasin për gjithsecilin.

Ilir Butka mbetet për  mendimin tim një vizionar I cili do duhet të vazhdojë të kryesojë Qendrën Kombëtare të Kinematografisë për ketë orvatje kombëtare që ta fusë Shqipërinë çdo herë në hartën botërore të filmit e jo vetëm kaq, por ta ktheje atë madje në motor inspirues ( Ballkan Film Market) për kinemanë  e rajonit. Qendra Kombëtare  Kinematografisë është  një institucion kombëtar e jo partiak. Komuniteti I kineastëve do duhet të shprehej për ketë e te jepte mendimin e vet hapur, rreth platformave të kandidateve sepse ato na përkasin të gjithëve. Personalisht nuk jam nga ata që heshtin e presin se cili do zgjidhet kryetar që më pas të jem I pëlqyeshëm. Kryetari I Qendrës se Filmit nuk influencon aspak në bërjen e filmit tim, cilido të jetë ai ose ajo, por për strategjitë e të gjithëve natyrisht qe duhet të jetë I një peshe tepër të veçante. Ndaj mbështes pa asnjë rezerve Ilir Butken sepse mendoj se është I vetmi që ka treguar se personaliteti I një individi dhe roli I një lideri brenda Shqipërisë por dhe ne marrëdhënie me partneret ndërkombëtare, me te cilët ka vite që punon, është I padiskutueshëm në drejtimin e një institucioni kaq të rëndësishëm siç është Qendra Kombëtare e Kinematografisë.









Comments are closed.