Ejani të shihni një kokë gruaje!

“Kokë gruaje”, litografi në letër,1960, është një nga veprat më të ndjera. Nëse doni ta shihni e gjeni në Galerinë e Arteve në Prishtinë.

Ajo është një ndër katër veprat e Bernard Buffet të ekspozuara në mesin e shumë artistëve të tjerë francezë, pjesë e koleksionit të Muzeut të artit bashkëkohor të Shkupit, koleksion i cili aktualisht qëndron i ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Bernard Buffet ishte një piktor francez ekspresionist, i njohur për punën e tij reprezentative.

Pikturat e Buffet zakonisht janë figurative, grafike dhe kanë kompozicion më qendror. Një refuzues i guximshëm i artit abstrakt, Buffet ishte anëtar i grupit anti-abstrakt L’homme Témoin, ndryshe i quajtur Burri-Dëshmitar, që argumentoi me pasion për rëndësinë e artit representativ në një kohë kur abstraksioni filloi të dominonte bisedën kritike. Veprat e tij ishin bazuar në historinë e artit, vdekjes, seksualitetit, kulturës moderne dhe politikës, ndërkohë që shpeshherë i referohet ngjarjeve dhe artistëve bashkëkohorë.





Buffet kishte një karrierë shumë të pasur, ku kishte pikturuar më shumë se 8000 vepra arti. Ai bëri famë botërore duke përfshirë dhjetëra ekspozita dhe nderime ndërkombëtare, ku u bë anëtar i Académie des Beaux-Arts në vitin 1974. I lindur më 10 korrik 1928 në Paris,Francë, ia mori vetës jetën më 4 tetor 1999 në moshën 71 vjeqare në Tourtour të Francës, pas një beteje të gjatë me sëmundjen Parkinson.





Comments are closed.